Sot mund të vendoset fati i Serie A

Një ‘rrugë e re’ drejt një vendimi përfundimtar, mund të merret sot, kur takohen drejtuesit e Federatës së Futbollit të Italisë dhe Komiteti Teknik Shkencor i Qeverisë.

Çështja kryesore në këtë takim, do të jetë protokolli për sigurinë shëndetësore, nëse jepet leje për rikthimin e futbollit.

Bisedimet mes këtyre dy institucioneve ka disa ditë që janë bllokuar rreth protokollit shëndetësor, dhe pa gjetjen e një gjuhe të përbashkët, duket i vështirë rifillimi i sezonit në Serie A.

Ministri i Sportit në Itali, Vicenzo Spadafora, të mërkurën ka deklaruar se për momentin është e pamundur të përcaktohet një datë për vazhdimin e sezonit.

Në anën tjetër, Bundesliga gjermane ka vendosur të vazhdojë sezonin më 15 maj, duke qenë liga e parë e madhe që ka bërë një plan konkret./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close