Në një prononcim të dhënë së fundmi, talenti shqiptar ka zbuluar se do kishte marrë edhe ftesën nga Kombëtarja për ndeshjet miqësore, por koronavirusi prishi gjithçka.

”Nuk ka qenë e lehtë për mua që të kaloj nga Italia në Slloveni duke përfshirë këtu ndarjen nga familja. Në moshën 18 vjeç kalova në Slloveni e ndenja 3 vite ku u rrita, tani jam në Kroaci dhe ndihem shumë mirë”.
”Normalisht Juventusi është ekipi i zemrës dhe jam rritur në Torino. Kalimi te Juventusi është ëndrra ime për të ardhmen”.
”Kombëtarja? Mua ftesa më ka ardhur, por fatkeqësisht Koronaviurusi na prishi planet. Isha i ftuar për ndeshjet me San Marino dhe Slloveninë. Nuk mund të them më shumë se kaq, por kjo varet nga ecuria ime në fushë.”, u shpreh Tahiraj për “Supersport”.

