Ronaldo me gjest brilant, inicon ndihmën për skuadrat e vogla në Portugali

Ylli i Juventusit ka drejtuar një iniciativë që sheh lojtarët portugezë të dorëzojnë një pjesë të shpërblimeve të tyre për kualifikimin në Euro 2020, raporton Associated Press, përcjell lajmi.net.

Kampionati Evropian këtë verë është shtyrë për një vit për shkak të Covid-19, që do të thotë se Portugalia do të jetë mbretër i Evropës edhe për 12 muaj të tjerë.

Por ylli i Interit Joao Mario, i huazuar në Lokomotiva Moskë, zbuloi bujarinë që Ronaldo ka për të siguruar që të tjerët – përfshirë punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe futbollistët gjysëm profesionistë – mund të mbijetojnë.

Ai tha: “Është një situatë e keqe për të gjithë, por në këto lloj situatash, është edhe më keq për të tjerët”.

“Ata me të vërtetë kanë nevojë për ndihmën tonë, kështu që unë po përpiqem t’u jap atyre mbështetjen time”.

“Cristiano na prezantoi një iniciativë për të gjithë ne për të ndihmuar veçanërisht ata lojtarë që janë duke luftuar, që nuk kanë kontrata profesionale”, zbuloi ai. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close