10 të infektuar me koronavirus në Bundesliga 1 dhe 2

Janë realizuar gjithsej 1,724 teste për lojtarët nga 36 klube në dy nivelet më të larta të futbollit gjerman.

Javën e kaluar, Kolni, i cili u kthye në stërvitje javën e kaluar, njoftoi se tre punonjës të tyre kishin testuar pozitivisht për koronavirus, përcjell lajmi.net.

Ata u karantinuan, por klubi tha që trajnimi do të vazhdojë përpara kthimit të ligës gjermane.

Kolni ka thënë që atëherë nuk ka pasur raste të reja në klub pas një raundi të ri të testimit të hënën.

Bundesliga është e gatshme të kthehet më 9 maj nëse qeveria gjermane i jep dritën e gjelbër, thanë zyrtarët e ligës javën e kaluar. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close