Biden ultimatum Federatës së Futbollit të Amerikës: Paga të barabarta ose nuk ka fonde për Kupën e Botës

Sot gjatë ditës është njoftuar se gjykata në Amerikë ka vendosur që të mos përfillë kërkesën e Kombëtares së Vashave në futboll, të cilat kërkonin paga të njëjta me kombëtaren e meshkujve.

Pas këtyre ngjarjeve ka reaguar edhe kandidati për president, Joe Biden, i cili ka kërcënuar me ndalje të fondeve për Kupën e Botës.

“Për Kombëtaren e Vashave: Mos u dorëzoni në këtë luftë. Kjo nuk ka mbaruar akoma”, ka shkruar Biden në ‘Twitter’, transmeton lajmi.net.

“Për Federatën e Futbollit të Amerikës: Barazi në paga tani. Ose, kur të bëhem president, duhet të kërkoni diku tjetër për fondet për Kupën e Botës”, ka shtuar kandidati për president.

Nismën që kërkon barazi në paga e kanë marrë 28 lojtare, përfshirë fituesën e Kupës së Botës, Alex Morgan. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close