Henry fitoi famën më të madhe duke luajtur për Arsenalin nga viti 1999 deri në 2007, por gjatë karrierës së tij veshi edhe fanellën e Monacos, Juventusit, Barcelonës dhe New York Red Bull.

Në periudhën te Juventus, Henry sigurisht që nuk kujtohet mirë. Në klubin nga Torino, ai luajti vetëm 19 ndeshje, duke shënuar edhe tri gola.
Henry atëkohë shumë lehtë ka mundur të përfundoi në huazim te Udinese, para se të kalonte tek Arsenal.
Është Marcio Amoroso, ish sulmues i Udinese, që ka pasur të zëvendësonte Henryn te Juventus.
“Kishte një mundësi që të shkoja te Juventus në shkëmbim me Thierry Henry. Por Thierry e hodhi poshtë atë shkëmbim, kështu që unë qëndrova te Udinese dhe ai më vonë u transferua te Arsenal”, ka deklaruar Amoroso, përcjell lajmi.net.
Henry më pas u bë një legjendë tek Arsenal. Ai luajti 376 ndeshje për ‘Gunners’ dhe shënoi 228 gola./Lajmi.net/

