Zidane i vendosur që ta transferojë yllin nga Bundesliga

Zinedine Zidane, njeriu në krye të skuadrës së Real Madrid, ka vënë shënjestrën te qendërmbrojtësi i RB Leipzig, Dayot Upamecano, transmeton lajmi.net.

Anëtari i Leipzig ka pasur paraqitje fenomenale me skuadrën e Leipzig, duke tërhequr kështu vëmendje nga shumë skuadra të mëdha evropiane.

Zinedine Zidane nuk është bindur nga shërbimet e Eder Militao që kur ky i fundit erdhi në ‘Santiago Bernabeu’ nga Porto, gjatë verës së kaluar. Tani, Zidane po kërkon që të përforcojë përsëri mbrojtjen.

Kështu, Upamecano është lojtari që prinë në listën e dëshirave të ‘Los Blancos’.

Megjithatë, emri i mbrojtësit të Leipzig është lidhur edhe me skuadra si Barcelona apo Arsenal. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close