SPAL refuzon të rikthehet në stërvitje

SPAL ka ndjekur hapat e skuadrës së Parma, duke njoftuar se ata nuk do të kthehen në stërvitje gjatë së hënës, përkundër lejes së dhënë nga regjioni Emilia – Roamagna.

Lëvizja erdhi si surprizuese, duke qenë direkt në kontradiktë me urdhërat e qeverisë që lejojnë vetëm sportet individuale që të rikthehen më 4 maj.

Gjithsesi, skuadra e SPAL përmes një komunikate zyrtare kanë bërë të ditur se nuk do të kthehen në stërvitje.

“Aktivitetet e skuadrës së parë do të mbesin të suspenduara, duke ndjekur protokolin shëndetësor dhe rregullat e caktuara për kompeticionet në sporte”, thuhet në komunikatën e skuadrës.

Parma gjithashtu ka marrë një vendim identik, duke pritur që rregullat e qeverisë të jenë në përputhje me lejen e regjionit.

Napoli në anën tjetër thuhet se do të kthehen në stërvitje gjatë së hënës. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close