PSG, që dje është shpallur kampion i Ligue 1, është afër mbylljes së marrëveshjes me Porton për transferimin e Alex Telles, raporton O Jogo, përcjell lajmi.net.

Oferta e PSG për reprezentuesin brazilian është 25 milionë euro, një shifër e përshtatshme për Porton.
Telles është lojtari i krahut që ka shënuar më së shumti gola në këtë sezon, duke shënuar tetë gola dhe pesë asistime.
Interesimi i PSG për Telles parashikon largimin e sigurt të Kurzawa.
Telles në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Inter dhe Galatasaray./Lajmi.net/

