Rajoni i Emiglia Romagnas kundër qeverisë, u jep leje 4 skuadrave italiane të nisin stërvitjet

Kryeministri Giuseppe Conte ka thënë se vetëm sportet individuale mund të rinisin me atë datë, ndërsa Ministri i Sportit, Vicenzo Spadafora paralajmëroi dje se qeveria do të ndalonte vazhdimin e sezonit nëse nuk arrihet marrëveshja mbi protokollin shëndetësor për futbollistët.

Sidoqoftë, Stefano Bonaccini tani ka nënshkruar një urdhër që lejon sportistët profesionist të stërviten individualisht, në përputhje me rregullat e distancimit shoqëror.

Emilia-Romagna është një rajon veri-lindor rreth 200 km larg Lombardisë, që është edhe epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në Itali.

Emilia gjithashtu është shtëpia e katër klubeve në Serie A, Bologna, Parma, Spal dhe Sassuolo./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close