Po sikur ligat kryesore të Evropës të përfundonin kampionatet sikurse francezët?

PSG, që kishte 12 pikë epërsi ndaj Marseille, ka fituar titullin e kampionit, për herë të nëntë në histori.

Marseille dhe Rennes, janë dy klubet tjera që do të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Por nëse një vendim të tillë marrin edhe ligat tjera kryesore të Evropës, këto do të ishin situatat:

Serie A

Në Serie A, Juventus do të fitonte titullin e kampionit, me një pikë më shumë se Lazio. Në Ligën e Kampionëve do të shkonte edhe Inter me Atalantën.

Në Ligën e Evropës do të ishin Roma dhe Napoli, ndërsa Milan do të mbetej jashtë Evropës.

Bundesliga

Në Gjermani, Bayern Munich do të shpallej kampion, duke lënë pas Borussia Dortmundin, RB Leipzig dhe M’gladbach.

Nga elita e futbollit gjerman do të largohej Werder Bremen i Milot Rashicës.

Premierligë

Vëmendja e të gjithëve do të ishte në Premierligë, kur me një vendim si në Francë, Liverpool do t’i jepte fund pritjes së gjatë 30 vjeçare, duke u shpallur kampion në futbollin anglez.

Përveç Livrpoolit, në Ligën e Kampionëve do të ishin edhe Man City, Leicester dhe Chelsea.

Tottenham, Arsenal dhe Man utd, do të ishin jashtë garës elitare për klube.

La Liga

Në Spanë, Barcelona do të kurorëzohej me titull, falë dy pikëve më shumë se Real Madrid. Në Ligën e Kampionëve do të shkonte edhe Sevilla me Real Sociedad.

Ky vendim nuk do të ishte në favor të Atletico Madrid, që shpreson në vazhdimin e kampionatit, për të arritur së paku pozitën e katërt.

/Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close