Ato që ishin pranë Evropës dhe ato që duhet të bien një kategori më poshtë, kanë thënë se do të kërkojnë drejtësi, duke e cilësuar këtë vendim shumë të padrejtë.

Amiens, një skuadër që duhet të largohet nga Ligue 1 me vendimin e fundit, ka paralajmëruar ankesën, por një herë do të studiojë arsyet e marrjes së këtij vendimi.
Skuadra e Amiens renditet në vendin e 19, dhe së bashku me Nimes dhe Toulouse, duhet të garojnë në Ligue 2 sezonin e ardhshëm.
Ankesë ka paralajmëruar edhe Lyon, që me mbylljen e parakohshme të sezonit ka mbetur jashtë zonës së Evropës, për herë të parë në 23 vitet e fundit./Lajmi.net/

