Aguero tregon se çfarë pëlqen më së shumti te Guardiola

Pep Guardiola vlerësohet si një nga trajnerët më të mirë në botë, por edhe në mesin e më të mirëve në historinë e futbollit.

Trajneri spanjoll ka korrur suksese të mëdha me skuadrat që ka drejtuar, si dhe shquhet për stilin e lojës që preferon ta aplikojë skuadra e tij.

Komente pozitive për trajnerin ka dhënë edhe ylli i Man City, Sergio Aguero, i cili aktualisht punon nën urdhrat e Pep.

“Ajo që më pëlqen më shumë rreth Pep është se sa dinamik është ai”, ka thënë Aguero, transmeton lajmi.net.

“Ndonjëherë ti mendon se do të kesh një stërvitje të qetë, por nuk ndodhë asnjëherë. Ai dëshiron që stërvitjet të jenë si një ndeshje”, ka shtuar argjentinasi.

Manchester City këtë edicion ka ngelur prapa Liverpool në Premierligë, por në Ligën e Kampionëve është në avantazh kundër Real Madrid dhe vazhdon të ndjekë ëndrrën e madhe. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close