Presidenti i PSG: Titullin e kampionit dedikim për punonjësit mjekësor

Ligue 1 u bë liga e parë nga top pesë ligat evropiane që vendosi t’i jap fund garave, pas masave të shtyra nga qeveria e atij vendi.

Kështu, PSG u kurorëzua me titullin e kampionit, pasi ishte skuadra që printe tabelën në kohën kur futbolli u suspendua.

Pas këtyre ngjarjeve, disa fjalë ka thënë edhe presidenti i klubit parisien, Nasser Al-Khelaifi, i cili ka thënë se dëshiron t’ia dedikojë titullin punonjësve mjekësor.

“Ne duam të dedikojmë këtë titull të kampionit për të gjithë stafet e spitaleve dhe heronjëve të tjerë ditorë, të cilët ishin të përkushtuar dhe aspak egoistë për shumë javë, dhe kanë admirimin tonë”, ka thënë presidenti i PSG, transmeton lajmi.net.

PSG kështu ka fituar titullin e tretë radhazi dhe të nëntin në total.

Sigurisht, ky titull nuk do të harrohet asnjëherë, pasi vjen në rrethana të çuditshme dhe të jashtëzakonshme. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close