Premierliga në presion, mund të bllokojë shitjen e Newcastle

Newcastle janë në prag të shitjes te një konsorcium i mbështetur nga Arabia Saudite i udhëhequr nga Amanda Staveley në një marrëveshje prej 300 milionë funte.

Shitja tani duhet të kalojë vetëm testin e përshtatshëm dhe të duhur të personit – një gjykim i përshtatshmërisë i cili ka dështuar vetëm në tre pronarë deri tani, transmeton lajmi.net.

Por blerja e mundshme e Newcastle mund të jetë gati të shkatërrohet.

Në shkurt, shefat e PL i thanë Zyrës së Përfaqësuesit të Tregtisë së Shteteve të Bashkuara (USTR) për piraterinë e transmetimeve televizive përmes operacionit beoutQ me bazë saudite që i vunë të ardhurat e tij në rrezik.

Prandaj kërkoi nga qeveria amerikane që të mbante Arabinë Saudite në listën e tyre të zezë.

Ishte transmetuesi nga Katari, beIN që i dërgoi letër Premierligës duke i kërkuar bllokimin e shitjes së klubit anglez te këta pronarë.

Andaj, tani PL po e konsideron seriozisht bllokimin e kësaj marrëveshje. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close