Pas vendimit të qeverisë që futbolli në Francë nuk do të ketë deri në shtator, sot është vendosur që të përfundohet para kohe sezoni në Ligue 1, me PSG që është shpallur kampion.

Më së keqi nga ky vendim e ka pësuar Lyon, që renditej në vendin e shtatë.
Lyon, për herë të parë që nga viti 1997, ka mbetur jashtë garave evropiane.
Pas 23 viteve, një skuadër me traditë si Lyon, nuk do të jetë pjesë e garave të mëdha të Evropës./Lajmi.net/

