Sa është rreziku që lojtarët të infektohen në fushë?

Askush nuk mund ta thotë saktësisht se kur do të jemi në gjendje të jetojmë sërish lirshëm dhe pa asnjë pengesë.

Disa liga, siç është Bundesliga, kanë njoftuar vazhdimin e sezonit në maj. Pas këtij informacioni erdhen lajme edhe më të mira nga Ministria e Shëndetësisë në Danimarkë.

Në bashkëpunim me federatën lokale të futbollit, ata kryen një studim mbi rrezikun e transmetimit të COVID-19 në fushë gjatë ndeshjeve, nëse një lojtar është i infektuar me virusin.

Rezultatet janë inkurajuese. Më pak fjalë, lojtarët do të ishin afër lojtarit të infektuar për një mesatare prej një minute gjatë ndeshjes. Ky rezultat u mor pas një analize të lëvizjeve të lojtarëve në 14 xhirot e fundit të kampionatit danez.

“Kjo kohë nuk është kritike, veçanërisht duke marrë parasysh që ndeshjet e futbollit luhen jashtë. Do të ishte shqetësuese për rugby dhe futbollin amerikan, ku ka shumë kontakte në fushë”, ka deklaruar Alan Thomsen, profesor në Institutin e Imunologjisë dhe Mikrobiologjisë në Kopenhagë, përcjell lajmi.net.

Sipas tij, rreziku i infeksionit është i vogël, kështu që në fund të majit mund të presim vazhdimin e sezoneve./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close