Francezët kanë ndaluar të gjitha aktivitetet sportive deri në shtator, që e bëri të pamundur përfundimin e sezonit 2019/2020 në futboll.

Vendet tjera, shumë shpejtë pritet të marrin të njëjtat vendime, edhe pse janë duke pritur deri në momentet e fundit nëse do të gjejnë ndonjë mundësi për vazhdimin e këtij sezoni.
UEFA u ka kërkuar vendeve anëtare që deri më 25 maj t’i dërgojnë planin se si e kanë ndërmend të përfundojnë këtë sezon.
Si është situata në disa nga ligat kryesore të futbollit, dhe kur pritet vazhdimi i tyre:
Kosovë
Ndeshjet e mbetura: 11
Data e mundshme për të vazhduar: Fillimi i qershorit

Gjermani
Ndeshjet e mbetura: 9
Data e mundshme për të vazhduar: 9 maj

Angli
Ndeshjet e mbetura: 9
Data e mundshme për të vazhduar: 8 qershor

Spanjë
Ndeshjet e mbetura: 11
Data e mundshme për të vazhduar: 5 qershor ose 12 qershor

Itali:
Ndeshjet e mbetura: 12
Data e mundshme për të vazhduar: E pacaktuar

Francë
Ndeshjet e mbetura: 10
Data e mundshme për të vazhduar: Nuk do të vazhdohet

Holandë
Ndeshjet e mbetura: 8
Data e mundshme për të vazhduar: Është anuluar

Belgjikë
Ndeshjet e mbetura: 10
Data e mundshme për të vazhduar: Pritet konfirmimi i anulimit të sezonit

Portugali
Ndeshjet e mbetura: 10
Data e mundshme për të vazhduar: 30 maj

/Lajmi.net/

