Ligue 1 me vendim interesant lidhur me Coronavirusin

Derisa në shumë vende po luhen ndeshjet kampionale pa praninë e tifozëve, e në disa vende janë anuluar xhirot, në Francë është marrë një vendim më specifik.

Ligue 1 ka vendosur që të limitohet numri i tifozëve deri në një mijë, transmeton lajmi.net.

Ky vendim është marrë nga Roxana Maracineanu, që është në krye të Ministrisë së Sportit të Francës.

Gjithçka erdhi pas një takimi ku u diskutua për një plan që të luftohet përhapja e Coronavirus. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close