Sulmuesi 30 vjeçar u ble për afro dyfish më shumë nga Borussia Dortmund në janar të vitit 2018.

Kontrata e tij me Arsenal zgjat deri në qershor të vitit 2021, dhe ai nuk duket se synon të nënshkruajë një marrëveshje të re, kështu që ‘Gunners’ kanë frikë nga një përsëritje e çështjes Aaron Ramsey.
Sipas gazetës ‘The Sun’, Arsenal janë të gatshëm të shesin atë për 34 milionë euro, përcjell lajmi.net.
Inter, Barcelona, Real Madrid, Chelsea dhe Manchester United janë të interesuara për shërbimet e sulmuesit nga Gaboni./Lajmi.net/

