Sportmail mëson se së paku dy klube të Premierligës u kanë thënë punonjësve të tyre të futbollit se tani ka një qëllim që grupi i parë i ndeshjeve të zhvillohet më 6 qershor, ose një javë më vonë.

Klubet do të lejohen të marrin vendimet e tyre për rinisjen e seancave stërvitore, sipas udhëzimeve të distancës sociale.
Shkaku i koronavirusit, të gjithë ligat në Evropë janë pezulluar, me Holandën që tashmë ka anuluar sezonin.
Një vendim të njëjtë pritet të marrë shumë shpejtë edhe Franca.
Kujtojmë se Bundesliga synon të fillojë sezonin më 9 maj.

