Vendimi i Francës për të ndaluar futbollin deri më 1 shtator, diçka që çon në anulimin e këtij sezoni, ka bërë që shumë vende evropiane të vihen në siklet.

Ligue 1, do të jetë liga e parë e madhe që do të anulojë sezonin, dhe të njëjtën gjë shumë shpejtë mund ta marrë edhe La Liga, edhe pse janë akoma optimist në përfundimin e sezonin.
Në lidhje me situatën në La Liga, ka folur presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës.
“Çështja e pandemisë është aq e rëndësishme sa është koha për maturi maksimale. Ne do të jemi së bashku me qeverinë tonë, pavarësisht vendimeve që vijnë”, ka deklaruar Luis Rubilas, përcjell lajmi.net.
“Gjëja e parë e rëndësishme është shëndeti i lojtarëve e i gjithë futbollistëve”, ka shtuar ai, duke qenë optimist se zoni do të përfundojë./Lajmi.net/

