Një vendim i tillë, Federatës së Futbollit të Francës nuk i lë gjë tjetër veç se të mendojë për sezonin e ri, dhe për këtë aktualin, të marrë një vendim përfundimtar.

Holandezët kanë vendosur ta shpallin të pavlefshëm kampionatin, duke mos i dhuruar askujt titullin e kampionit, e poashtu vendosur që të mos ketë rënie dhe promovime nga liga.
A do të marrë vendim të njëjtë edhe Ligue 1?
Në Francë, PSG prinë në tabelë me 68 pikë, 12 më shumë se Marseille, e poashtu edhe me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Një vendim për anulimin e sezonit, do ta dëmtonte PSG-në, që po shkonte sigurt drejt titullit të radhës në Ligue 1.
Në zonën e rrezikshme për rënie nga liga janë Nimes, Amiens dhe Toulouse./Lajmi.net/


