Qendërmbrojtësi francez ka një klauzolë prej 52 milionë euro dhe RB Leipzig dëshiron ta shes atë këtë vit, pasi rrezikojnë ta humbasin falas, pasi kontrata e tij përfundon në verën e ardhshme.

Arsenal dhe Manchester United kanë qenë të interesuara për 21 vjeçarin, por sipas Bild, kampionët e Bundesligës tashmë e kanë fituar këtë garë.
Raporti detajon se ka një marrëveshje mes lojtarit dhe Bayernit, megjithëse një marrëveshje mes klubeve nuk është arritur ende.
Shkaku i pandemisë së koronavirusit, Bayern Munich nuk janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lirimit të mbrojtësit, pasi ata presin të shohin efektet financiare që do të kenë pas përfundimit të kësaj krize.
Upamecano këtë sezon te RB Leipzig është paraqitur në 29 ndeshje, duke u ndëshkuar tetë herë me karton të verdhë./Lajmi.net/

