“Është çështje jete apo vdekje, të anulohet ky sezon i futbollit”

Michel D’Hooghe beson se futbolli nuk duhet të rikthehet deri në fund të gushtit apo në fillim të shtatorit, me një sezon të ri, pasi kthimi i shpejtë tani mund të ketë pasoja të rënda.

Bundesliga është në mesin e ligave që synon rikthimin më 9 maj, pas lejes që ka marrë nga autoritetet përkatëse.

“Ne të gjithë i nënshtrohemi vendimeve në nivel kombëtar nga autoritet publike. Është shumë e thjeshtë. Futbolli papritur bëhet gjëja jo më e rëndësishme në jetë”, ka deklaruar D’Hooghe për mediet angleze, përcjell lajmi.net.

“Do të isha i lumtur nëse mund të fillojmë, në një mënyrë të përshtatshme, kampionatin tjetër  dhe të mos kemi asgjë para fillimit të tij”.

“Nëse ata do të mund të fillonin në sezonin 2020/2021 në fund të gushtit apo fillim të shtatorit, unë do të isha i lumtur. Atëherë ata përfundimisht mund të shmangnin një sulm të dytë nga virusi, i cili nuk është i pamundur”.

“Të gjithë duhet të jenë shumë të kujdesshëm për momentin. Kam dëgjuar në shumë vende që ata po mendojnë të luajnë futboll përsëri, me ose pa tifozë”.

“Nëse ekziston një situatë kur argumentet mjekësore duhet të fitojnë kundër atyre ekonomike, është tani. Nuk është çështje parash, është çështje jete dhe vdekjeje. Është shumë e thjeshtë”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close