Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare, legjenda e futbollit francez Robert Herbin, trajneri që e çoi në finalen e Ligës së Kampionëve klubin francez të St.Etienne në vitin 1976.

Ai ndërroi jetë ditën e djeshme në spital, pasi ishte i sëmurë prej kohësh.
Herbin numëron më shumë se 400 ndeshje me St. Etienne, një nga klubet më të mëdha në Francë dhe ka qenë pjesë e rëndësishme e kombëtares së Francës, që shkoi në gjysmëfinale të Evropianit të vitit 1960.
Robert drejtoi prej 11 vitesh St.Etiennin, skuadër që fitoi edhe titullin kampion me të në krye.
Më pas drejtoi edhe skuadra si Lyon, Al Nasr, Strasbourg dhe Red Star etj.

