Ziyech gati për të luajtur me Chelsean, pasi refuzoi ekipe të mëdha në të kaluarën

Chelsea ra dakord në një marrëveshje prej 40 milionë eurosh për të nënshkruar me Ziyech nga Ajax në fillim të këtij viti dhe marokeni nuk do të ketë probleme që të prezantohet në ‘Stamford Bridge’ më 1 korrik, megjithë ndikimin e pandemisë së koronavirusit.

Covid-19 ka çuar tashmë në anulimin e sezonit të Eredivisie, me Ziyech që përshkroi vendimin për të mos i dhënë Ajax titullin si “m*t”, përcjell lajmi.net.

“Tani, gjithçka duket mirë”, i tha Ziyech Voetbal International kur u pyet për refuzimin e disa klubeve të mëdhenj në të kaluarën.

“Chelsea është një klub shumë i madh dhe i bukur. Ka shumë të rinj të talentuar, gjë që më vë në një pozitë ku kam qenë më parë pas tre viteve e gjysmë në Ajax. Më përshtatet mirë”. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close