Fury triumfon ndaj Wilderit, mbron titullin e kampionit të botës

Tyson Fury ka arritur të mposht Denotay Wilder përmes një nokauti në raundin e 11-të, duke mbrojtur kështu titullin në kategorinë “WBC” në peshat e rënda, në duelin e zhvilluar në T-Mobile Arena të Las Vegasit.

Kjo ishte përballja e tretë mes tyre, me Furyn tashmë duke triumfuar dy herë, gjersa një herë meçi ishte mbyllur barazim.

Përballja e tyre e parë në vitin 2018 kishte përfunduar me barazim, ndërsa në sfidën e dytë të vitit 2020, Fury kishte triumfuar me nokaut teknik.

Fury e dëshmon edhe një herë dominimin e tij ndaj Wilderit, duke arritur që të dal i pamposhtur në secilën nga tre përballjet e tyre.

Momenti kur Wilder ra në nokaut: 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close