Ndeshja ishte e baraspeshuar, por për 45 minutat e parë ishte pa gola, shkruan lajmi.net.

Dy skuadrat zhvilluan ndeshje më shumë në mesfushë në përpjekje për të ndërtuar aksionet, që në fund rezultuan të pasuksesshme.
Ylli i Shqipërisë, Berat Gjimshiti pësoi lëndim që në shikim të parë nuk u pa si i lehtë, ngase u largua me barela nga fusha.
Rasti më i mirë për “Kuq e Zinjtë” më shumë gjasa ishte i Bare, por u tregua egoist duke gjuajtur, gjuajtje që u ndal nga mbrojtja e Hungarisë.
Kësisoj, epilogu i pjesës së parë: 0 – 0./Lajmi.net/

