Zabaleta: Nëse kualifikohemi në Botëror, mua e Sylvinhos do të na ndërtojnë statujë midis Tiranës 

Asistenti i Sylvinhos, Pablo Zabaleta thotë se do të kenë statujë në Tiranë nëse arrijnë ta drejtojnë Kombëtaren e Shqipërisë drejt Kampionatit Botëror 2026.

Zabaleta ka dhënë një intervistë të gjatë për “Flashscore”, ku ndër të tjera komentoi edhe kohën që po kalojnë te “Kuq e Zinjtë”.

“Ndeshja me Serbinë? Nuk e dimë ende nëse do të luajmë në Belgrad. Është një sfidë që duhet të merret me kujdesin e duhur sepse në vitin 2016 kishte probleme”.

“Është një ndeshje që ka rrezik social, megjithatë ne duam të shkojmë në Kupën e Botës”.

“Çfarë do të ndodhë nëse një shtet me më pak se 3 milionë banorë shkon në Kupën e Botës? Ah, atëherë do të na bëjnë neve statujë midis Tiranës”, deklaroi ai.

Zabaleta gjithashtu konfirmoi se është asistent te Shqipëria vetëm shkaku i Sylvinhos.

“Kemi një miqësi që kur u takuam te Manchester City dhe para tre viteve më ftoi për ta ndihmuar te Shqipëria. Ishte një mundësi që e mora”.

Ndërkohë, përballja e zjarrtë mes Serbisë dhe Shqipërisë që do të zhvillohet në Lepkovc do të luhet më 11 tetor me fillim nga ora 20:45./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close