Xhiroja e 10-të në Ligën e Parë nis me duelin Bashkimi – Shkupi

Pas një pauze të stërgjatur, kampionatin elitar rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 10-të në program. Këtë xhiro e hap dueli Bashkimi – Shkupi që do të luhet nesër në Kumanovë, due nisur nga ora 14:30, teksa në të njejtën kohë do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër ndërmjet Tikveshit dhe Arsimit. Xhiroja e 10-të vazhdon të shtunën me dy takime tjera në program si Struga – Brera dhe Rabotniçki – Makedonija Gjorçe Petrov. E diela rezervon vetëm një ndeshje, aty ku në Kratovë Sileksi luan ndaj Pelisterit, teksa xhiroja mbyllet të hënën me derbin Shkëndija – Vardari që do zhvillohet në stadiumin e qytetit të Tetovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close