Vrenezi pranoi çmimin “8 Shtatori”: Padyshim shpërblimi më i madh në jetën time

Me rastin e ditës së pavarësisë së vendit, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u shpërndanë çmimet tradicionale “8 shtatori”, me të cilat iu dhanë mirënjohje sportistëve, trajnerëve dhe punëtorëve në fushën e sportit. Çmimi për vepër jetësore dhe kontribut të jashtëzakonshëm në afirmimin dhe promovimin e sportit në planin ndërkombëtar iu nda Lulzim Vrenezit, i cili ka qenë mundës prej shumë vitesh, ndërsa tanimë është trajner dhe seleksionues shumë i suksesshëm.

Lulzim Vrenezi, seleksionues në mundje
“Padyshim se ky është shpërblimi më i madh që kam marrë deri tash në jetën time. Unë vetëm deshta ti falenderoj ata që participohen për këtë çmim, Federatën e Mundjes, Agjencionin për Rini dhe Sport, shoqërinë, sportista, mundësat dhe familjen time”. Përveç çmimit për vepër jetësore, u ndanë edhe katër çmime të tjera për punonjës sportiv si Sokrat Eftimovski, Besnik Murati, Vanço Jovanovski dhe Gjorgji Vuçkovit. Nga Agjencia për të Rinj dhe Sport paralajmëruan se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të japin përkrahje të gjithë sportistëve punëtorë në vend, të cilët me sukseset e tyre e promovojnë vendin në suaza ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close