
Verrati e pëson keq në Ibiza, ku i grabiten gjëra në vlerë prej 3 milion euro. Është grabitur shtëpia ku po kalon pushimet Marco Verratti, mesfushori i Paris Saint-Germain, në Ibiza.
Prona është në pronësi të Ronaldo Nazário, një ish-futbollist brazilian. Sipas Diario de Ibiza, sendet e vjedhura nga shtëpia mund të kalojnë 3 milionë euro. Në momentin e grabitjes, vila, e ndodhur në zonën e Cala Jondal, në komunën Sant Josep, ishte bosh dhe gjithashtu nuk kishte asnjë shenjë se dera që të çonte në pronë ishte hapur me forcë.