Urimi emocional i Alioskit për ditëlindjen e nënës

Ylli i skuadrës nga Premier Liga angleze, Leeds United dhe reprezentues shqiptar përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski është shfaqur sot me një mesazh emocionues e rastin e ditëlindjes së nënës së tij. Të ndikuar nga pandemia me Covid-19 dhe me lëvizje/udhëtime të kufizuara, Alioski shfaqet emocional që në distancë duhet të urojë njeriun më të dashur. Zonja Alioski sot feston ditëlindjen, ndërsa Gjani i shpreh mallin dhe dëshirat më të mira përmes një postimi në facebook.

“Mam, sa do doja në këtë ditë të veçantë të të kem afër e të të përqafoja aq fortë sa që pëmes zemrës të të thoja gjithçka që s’përshkruhet me fjalë.

Mam, e din se nuk kam parë një femër tjetër përveç ty, që kur qesh shpërndan aq shumë dashuri e pozitivitet? Prandaj unë të uroj jetë të gjatë e shtrenjta ime, u bëfsh sa të duash ti dhe kurrë mos harro të qeshësh, sepse kur qesh ti, qesh familja, qesh jeta.

Urime ditëlindjen! Të dua pa fund❤️”, shkuan në postimin e tij, Ezgjan Alioski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close