UEFA përcakton datat e ndeshjeve gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve 

Ende nuk janë zhvilluar ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampioneve, megjithatë UEFA ka publikuar datat e sfidave gjysmëfinale të kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

Kështu sfidat gjysmë finale do të luhen në datat 28-29 prill dhe 5-6 maj. Kështu në 28 prill do të luhet sfida mes fitueses së ndeshjes PSG/Liverpool me fituesen e Real Madrid/Bayern Munich, ndërsa në 29 prill është programuar ndeshja mes fitueses së Barcelona-Atletico Madrid dhe Sporting Lisbonë-Arsenal.

Në 5-6 maj do të luhen ndeshjet e kthimit, ku në datën 5 maj do të luhet sfoda mes fituesve Barcelona/Atletico me Sporting/Arsenal, ndërsa më 6 maj do të jetë sfida e kthimit mes fituesve PSG-Liverpool dhe Real Madrid-Bayern Munich.

Ndërsa finalja e madhe e Ligës së Kampioneve do të luhet në 30 maj në Budapest në orën 18:00 pasi të jenë zhvilluar edhe finalet e Europa dhe Conference League.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close