Sukses pas suksesi! KHF Çair në Final Four të Kupës së Maqedonisë

Sukses pas suksesi. Klubi i hendbollit për femra Çair nuk e ka ndërmend të ndalet, duke bërë suksese të reja në skenën e hendbollit vendor. Skuadra e Çairi është kualifikuar në “Fajnëll Four” të turneut të Kupës së Maqedonisë së Veriut, pasi sot fituan edhe ndaj ekipit të Gjorçe Petrovit me shifra 27:29.

Skuadra e Çairit në “Fajnëll Four” do të jetë me Vardarin, Metallurgun dhe Kumanovën. Ndeshjet e kësaj faze do të luhen nga 5 deri më 9 maj, ndërsa dyshet për gjysmëfinale do të përcaktohen përmes shortit.

“Me të vërtet nuk jemi edhe shumë të vetëdishëm për suksesin e arritur për një kohë shumë të shkurtër. Vitin e parë në Superligë, u kualifikuam në Europë, konkurent për kampion dhe tani jemi pjesë edhe F4 në garën e Kupës. Klubi ka nevojë për përkrahje dhe ne vetëm jemi duke përmbushur fjalën e dhënë, do jemi kampion”, ka thënë trajneri Basri Latifi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close