Struga – Shkëndija ndajnë pikët, humb FC Shkupi

Nuk ka pasur fitues në derbi, pasi Struga dhe Shkëndija janë ndarë me barazim 1:1 në duelin e luajtur pasditën e kësaj të mërkure në kuadër të xhiros së gjashtë në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në të dytën u shënuan golat, ku të parët realizuan kuqezinjtë përmes Tambes, teksa më vonë Radeski barazoi shifrat për 1:1 nga penalltia.

Struga gjeti edhe njëherë tjetër rrjetën me Maleskin, por goli u anulua nga VAR-i, duke bërë që në fund të dyja skuadrat të ndahen me barazim dhe me nga një pikë. Ndërkohë, Shkupi ka humbur duelin nga Tikveshi, duke u mundur me golin e vetëm të realizuar nga Sadiki.

Xhiroja e gjashtë mbyllet me dy ndeshje tjera që në program janë ditën e nesërme, aty ku Arsimi i Çegranit do të takohet me Vardarin, përderisa Rabotniçki luan në shtëpi kundër Pelisterit./Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close