Struga dhe Vardari ndahen me barazim, fiton Sileksi

Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut ka vazhduar sot me dy ndeshje tjera në program të xhiros së 9-të.

Dueli më interesant i luajtur në kryeqytet ndërmjet Vardarit dhe Struga Trim Lum u mbyll me barazim 2:2. Ekipi shqiptar ishte në epërsi deri në minutat shtesë, kur pësoi një gol nga Jankullovi për barazim të shifrave. Fillimisht Bunjamin Shabani realizoi për 1:0, Vardari me Maton barazoi në 1:1, teksa Kompaore çoi shifrat në 2:1 pas atij asistimi përfekt të kapitenit Bunjamin Shabani.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër, Sileksi triumfoi përballë Tikveshit me rezultat 1:0. Kjo xhiro mbyllet të hënën, aty ku Shkëndija e Tetovës do të luaj në transfertë ndaj Pelisterit në Manastir, me ndeshjen që është përcaktuar të zhvillohet nga ora 18:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close