Struga dëshiron ta mbajë kreun, Shaban Zenku: Synimi jonë ndaj Brerës është vetëm fitorja 

Pas një pauze gati trejavore, kryesuesit e kampionatit, skuadra e Struga Trim Lum, rikthehen në angazhimet kampionale. Në ndeshjen e javës së dhjetë, ata do të presin në shtëpi ekipin e AP Brera.

Para këtij dueli, nga kampi i liderëve ka folur Shaban Zenku:

“Ndeshjen ndaj AP Brera e presim si çdo përballje tjetër me përqendrim maksimal, sepse synimi ynë është vetëm fitorja. Jam i bindur se do të luftojmë për çdo top, pa marrë parasysh kush do të jetë në fushë. Çdo lojtar është i gatshëm të japë më të mirën nga vetja, dhe pres që të arrijmë një tjetër fitore. Sigurisht, kemi respekt të plotë për kundërshtarin AP Brera, ata nuk do të dorëzohen lehtë. Por, ne jemi të përgatitur për të dhënë maksimumin dhe për ta fituar ndeshjen”, deklaroi Zenku.

Ndeshja mes Struga Trim Lum dhe AP Brera është planifikuar të zhvillohet në orën 14:30.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close