Luciano Spalletti është gjithnjë e më afër marrjes së drejtimit të Juventusit. Një njoftim përfundimtar pritet në orët e ardhshme. Ish-trajneri i kombëtares italiane është gati të zëvendësojë Igor Tudorin e shkarkuar.
Spalletti u takua me drejtorin ekzekutiv të Juventusit, Damien Comolli, këtë pasdite në Milano, duke u dhënë bardhezinjve lirshmëri për diskutim dhe idetë e tij. Në të njëjtën kohë, drejtori teknik Modesto kontaktoi Raffaele Palladino, me të cilin punoi te Monza. Por rruga është e qartë dhe tregon drejt Spallettit, si i përzgjedhuri për të ndryshuar sezonin që ka filluar jo mirë për Juventusin.
Flitet për një kontratë prej 3 milionë eurosh (plus bonuse) që është gati tashmë, të paktën deri në përfundim të sezonit në qershor, por me një mundësi zgjatjeje nëse kualifikohen për Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm. Njoftimi pritet të enjten: përpara kësaj (të mërkurën në orën 18:30 pasdite) do të luhet ndeshja e rradhës e bardhzinjëve mjaftë e rëndësishme Udineses. Spalletti pritet në Torino të mërkurën për të ndjekur nga tribuna ekipin.
