Shqiptarja fituese e Maratonës së Shkupit

Ukrainasi Sergej Shevçenko dhe Luiza Gega janë fitues të maratonës së Shkupit për këtë vit. Ukrainasi e mbylli garën i pari me kohën 2 orë e 22 minuta e 49 sekonda, ndërsa pas tij u rendit atleti nga Maqedonia e Veriut, Dario Ivanovski. Në vendin e tretë te meshkujt u ndal Kristijan Toshiq. Ndërkohë në kategorinë e femrave, fituese doli atletja Luiza Gega me kohën 2 orë e 35 minuta e 34 sekonda, ndërsa pas shqiptares përfundoi garuesja e vendit tonë Andrijana Pop Arsova. Sa i përket maratonës së shkurt, triumfues dolën Milana Ristiq dhe Atanas Ançevski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close