Skuadra e Shkupit ka shkarkuar trajnerin Mladen Zhizhovic. Nga burime jo zyrtare, “Sportmania” mëson se tekniku boshnjak nuk do të jetë pjesë e FC Shkupit në të ardhmen, pasi palët kanë ndarë rrugët.

Së bashku me Zhizhovic është larguar edhe ndihmësi i tij Pero Pejic.
Shkupi pasditën e kësaj të diele luan në transfertë ndaj Sileksit në Kratovë, teksa mbetet të shihet se kush do ta udhëheq ekipin bardheblu në këtë sfidë.

