Shkupi do ti paguajë më së paku 43 mijë euro, FIFA ka pranuar pjesërisht padinë e trajnerit turk

Dhoma e FIFA-s për Statusin e Lojtarëve ka marrë një vendim me të cilin padia e trajnerit turk, Erdem Alparslan, ndaj FC Shkupi është pranuar pjesërisht.

Me këtë vendim, klubi nga Çairi obligohet t’i paguajë:

  • 10,136.49 euro si pagë e papaguar, së bashku me interes vjetor prej 5%, llogaritur për secilën shumë dhe për secilin periudhë vonese:
    • 1,136 euro që nga 16 prilli 2025,
    • 3,000 euro që nga 16 maji 2025,
    • 3,000 euro që nga 16 qershori 2025,
    • 3,000 euro që nga 6 korriku 2025, deri në ditën e pagesës së plotë.

Përveç kësaj, klubi është i detyruar të paguajë 33,000 euro si kompensim për prishjen e kontratës, bashkë me interes ligjor prej 5% në vit, që llogaritet nga 6 (muaji do të specifikohet në vendimin e plotë) i vitit 2025, deri në pagesën e plotë.

Sipas nenit 8 të Aneksit 2 të Rregullores për Statusin dhe Transferimin e Lojtarëve, nëse pagesa e plotë (përfshirë edhe të gjitha interesat ligjore) nuk realizohet brenda 45 ditëve nga marrja e këtij vendimi, do të aplikohen pasojat në vijim:

  • Pala e paditur (klubi) do të suspendohet nga regjistrimi i lojtarëve të rinj, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar, derisa borxhi të shlyhet në tërësi.
  • Kohëzgjatja maksimale e ndalimit është tre afate regjistrimi të njëpasnjëshme.
  • Nëse edhe pas përfundimit të këtyre tre afateve regjistrimi nuk bëhet pagesa e plotë (me të gjitha interesat ligjore), çështja do t’i dërgohet Komisionit Disiplinor të FIFA-s, me kërkesë të paditësit.

Pasojat do të zbatohen vetëm nëse paditësi e kërkon këtë, në përputhje me nenin 8, paragrafët 7 dhe 8 të Aneksit 2 si dhe nenin 25 të Rregullores për Statusin dhe Transferimin e Lojtarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close