Shkëndija prezanton një brazilian

Sulmuesi brazilian Igor Vanderson Da Silva është futbollisti më i ri i Shkëndijës së Tetovës. 24 vjeçari i lindur në Ararakuara të Brazilit ka nënshkruar për 1 vit e gjysmë me kuqezinjtë tetovarë. Vanderson Da Silva karrierën e ka nisur në skuadrën braziliane Metropolitano, ndërsa në vitin 2018 nga União Barbarense u transferua në Turqi të Gaziantep me të cilët kishte paraqitje shumë pozitive dhe dolën kampion të ligës, duke siguruar promovim në Super Ligën turke. Në vitin 2019 kaloi te Bursaspor, por shfaqja e pandemisë bëri që të kthehej në Brazil ku për të ruajtur formën deri në transferimin e rradhës firmosi me Água Santa. Pas Rubin Hebajt dhe portierit Ferat Ramani, Da Silva bëhet aktivizimi i tretë i kuqezinjtëve në këtë merkato. Te Shkëndija braziliani do të mbajë fanellën me numrin 13-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close