Shkëndija nga Madridi, sonte në Manastir i rikthehet kampionatit 

Nga Madridi në Manastir. Shkëndija e Tetovës sonte i rikthehet kampionatit, ku do të luaj në Manastir ndaj Pelisterit ndeshjen e vlefshme të xhiros së 9-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. 

Kuqezinjtë e Jeton Beqirit pas debutimit në Ligën e Konferencës ndaj Rajo Valekanos, sot do të kërkojnë të vazhdojnë serinë pozitive në kampionat, aty ku përballë Pelisterit në transfertë do të kërkojnë fitoren e katërt radhazi dhe të shtatën në në këtë sezon. 

Shkëndija nuk do ti ketë në dispozicion Klisman Caken, Reshat Ramadanin dhe portierin Gaje për shkak të grumbullimit të me ekipet përfaqësuese. 

Ndeshja Pelisteri – Shkëndija zhvillohet sot, duke nisur nga ora 18:00. /Sportmania/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close