Seferi del pozitiv në Covid 19, vëllau i tij Nuri Seferi do të përballet me boksierin rus

Boksieri nga Gostivari Sefer Seferi nuk do të mund të duelojë ndaj ish-kampionit të botës, Murat Gasev, pasi ka rezultuar pozitiv në Kovid 19. Mirëpo kjo ndeshje nuk do të anulohet, pasi vëllau i tij Nuri Seferi do të zhvillojë meçin ndaj boksierit rus të paraparë me 31 tetor. Boksieri i peshave të rënda ka pranuar të zëvendësojë vëllanë e tij, ndërsa mbetet të shihet nëse Nuriu do i’a delë përballë ish kampionit të Botës, i cili nga gjithsej 27 meçe që ka zhvilluar, ka vetëm një humbje. Në anën tjetër Nuri Seferi gjatë karrierës së tij profesioniste ka zhvilluar gjithsej 50 lufta, nga të cilat në 41 ka dalë fitues, ndërsa në 9 raste ishte mundur. Dueli ndërmjet Nuri Seferit dhe Murat Gasiev do të zhvillohet në fund të këtij muaji në ‘Vov Arena” të Rusisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close