Përfaqësuesja e Maqedonisë për meshkuj në basketboll deri në 20 vjeç është kualifikuar në finale të Kampionatit Europian në “Divizionin B” që po mbahet në Shkup dhe siguroi automatikisht “Divizionin A” për vitin e ardhshëm.
Basketbollistët e përfaqësueses së vendit mundën Ukrainën me rezultatin 66:53 në gjysmëfinale. Ylli i ndeshjes ishte shqiptari, Rezard Memedi që realizoi 24 pikë, ndërsa pas tij më të mirë ishin edhe Hot e Simiq me nga 12 dhe 8 pikë.
Maqedonia në finale do të përballet me fituesin e duelit ndërmjet Suedisë dhe Çekisë.
