Renova teston sulmuesin japonez Akamatsu

Skuadra nga Xhepçishti i Tetovës vijon përgatitjet dimërore me ritëm të shtuar, ndërsa përveç punës në terren shumë aktive duke edhe kryesia e klubit. Pas ndarjes me pesë lojtarë Renova ka prezantuar disa përforcime cilësore, ndërsa prurjet e fundit Jusufi e Tafa nuk pritet të jenë të fundit pasi që në horizon shfaqen të tjera lëvizje.

Më konkretisht, xhepçishtasit në seancat stërvitore kanë tashmë edhe japonezin Ken Akamatsu. Sulmuesi anësorë 25 vjeçarë testohet nga stafi teknik në krye me Qatip Osmanin dhe nëse arrin të bind, do të jetë aktivizimi i rradhës te bardhekaltërtit. Bëhet fjalë për futbollist që luan si sulmues krahu, i lindur në Nigiita të Japonisë, ndërsa vjen nga rradhët e skuadrës FC New Mexico nga SHBA-të.

Pritet të shihet epilogu i periudhës së provës, për të ditur nëse për herë të parë në historinë e Renovës një japonez do të vesh fanellën e tyre./Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close