Një vit nga përfundimi i karrierës të Basri Latifit

Është bërë plot një vit nga mbyllja e karrierës të Basri Latifit si hendbollist profesionist. Dy ndeshjet e zhvilluara në turneun e parë memorial “Arsim Idrizi” ishin të fundit për kapitenin e klubit Rinia. Latifi karrierën e tij e kishte nisur te klubi Rinia dhe të njejtën e përfundoi në moshën 39 vjeçare.

Por, gjithsesi Latifi u largua vetëm nga hendbolli i luajtur, ndërsa ai vazhdon të mbetet sërish pjesë e hendbollit, duke u bërë trajner i klubit të femrave Çair. Basri Latifi tashmë sezonin e dytë me radhë po udhëheq me sukses me klubin Çair, ndërsa këtë verë kishin paraqitje edhe në garat europiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close