Një rast pozitiv në Covid 19 te KB Rabotniçki

Basketbollisti amerikan i klubit të Rabotniçkit, Demier Pits ka rezultuar pozitiv në testin për Kovid 19. Të njejtën e ka konfirmuar vet klubi i Rabotniçkit përmes një komunikate.

“Duam që ta informojmë publikun se amerikani Demier Pits është pozitiv në Kovid 19. Pits ka rezultuar pozitiv pas testeve të rregullta që i bëjmë nga ana e klubit. Janë testuar të gjithë basketbollistët, por të gjithë tjerët përveç Pits janë negativ. Amerikani Demier Pits do të qëndrojë në izolim”
, kanë njoftuar nga Rabotniçki.

Nga drejtuesit e skuadrës së Rabotniçkit presin që kjo nuk do të ndikojë në planet e tyre në fillim të sezonit, me “bardhekuqt” që në xhiron e parë luajnë derbin ndaj MZT-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close